Sazani, perla e pashfrytëzuar, Rama: Nisim zbatimin e projektit

08/08/2015 00:00

Ishulli i Sazanit po vizitohet këto ditë nga shumë turistë vendas e të huaj, ndërkohë që ka nisur puna për zbatimin e projektit përmes të cilit qeveria shpreson ta shndërrojë këtë ishull në magnet për vizitorët.

Kryeministri Edi Rama i ka kushtuar postimin e fundit në rrjetet sociale pikërisht këtij objektivi; shndërrimit të Sazanit në një atraksion turistik duke ruajtur vlerat natyrore dhe historike të ishullit.

“Shumë vizitorë në ditë kanë filluar të prekin tashmë nga afër Ishullin e Sazanit, një perlë e jona turistike deri më sot e pashfrytëzuar, por me potencial të jashtëzakonshëm për turizmin detar, të aventurës, historisë e peshkimit”, shkruan Rama.

Kryeministri njoftoi edhe nisjen e zbatimit të projektit në bashkëpunim me një agjenci franceze.

“Në bashkëpunim të ngushtë me agjencinë e famshme franceze të konservimit të territorit, po hidhen hapat e parë për zbatimin e projektit që do ta transfomojë Sazanin në një atraksion turistik të klasit të parë duke vënë theksin tek ruajtja e vlerave natyrore dhe historike të ishullit”, mbyll postimin e tij Rama.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel