SHBA, vret 8 persona e më pas dorëzohet. Mes tyre 5 fëmijë

09/08/2015 00:00

Një krim i shumëfishtë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në një shtëpi në qarkun N. Harris të Teksasit, si pasojë e të cilit kanë mbetur të vdekur 5 fëmijë dhe 3 të rritur, por agresori raportohet të jetë vetëdorëzuar në polici.

Zyra e Policisë së këtij qarku bëri të ditur se ishin raportuar të shtëna rreth një orë para mesnate në lagjen “Falling Oaks”, jo shumë larg prej Memorialit të Veteranëve.

Një ekip i ndërhyrjes së shpejtë SËAT i është përgjigjur menjëherë raportimeve, por agresori nuk ka bërë aspak rezistencë dhe i është dorëzuar forcave të rendit pa shkaktuar ndonjë incident të mëtejshëm.

Autoritetet ligjzbatuese u futën brenda në shtëpi dhe gjetën trupat e pajetë të 8 personave. Ende nuk është bërë e qartë lidhja që mund të ketë pasur autori i masakrës me viktimat e shumëfishta, por policia po heton për të zbuluar shkaqet e këtij krimi.

Top Channel