Shkodër, iu gjetën armë dhe kartëmonedha false, arrestohet 21-vjeçari

09/08/2015 00:00

Policia e Shkodrës ka arrestuar një të ri të cilit i gjeti gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte një pistoletë TT, kartëmonedha false dhe një sasi të vogël hashashi.

Në pranga u vu Alban Rranxi, 21 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur në plazhin e Velipojës duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin Ford me targë SH 8156 C dhe gjatë kontrollit në mjet i janë gjetur e sekuestruar një pistoletë TT, me një krehër me 7 fishekë ; 39 kartëmonedha 50 euroshe të falsifikuara dhe 1.6 gramë hashash.

Top Channel