Fushë Krujë, plagoset një 31-vjeçar. Një i arrestuar dhe dy në kërkim

09/08/2015 00:00

Një person i identifikuar me inicialet G.M., 31 vjeç, ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë zjarri të kryer ndaj tij në orët e para të mëngjesit të së dielës në Fushë Krujë.

Edhe pse jashtë rrezikut për jetën, ai u transportua fillimisht drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar.

Ndërkohë, forcat e policisë kanë mundur të arrestojnë një person si të dyshuar për këtë ngjarje, Skerdilajd Mirin, si dhe kanë shpallur në kërkim dy të tjerë. Ende nuk dihet implikimi i këtyre personave në atentatin me pasojë plagosjen e 31-vjeçarit.

Policia nisi hetimet dhe pas këtij arrestimi pret të zbardhë shkaqet e këtij krimi.

Top Channel