Problematika me energjinë në Jug; OSHEE, grupe pune për përmirësimin e situatës

09/08/2015 00:00

OSHEE ka zhvendosur vëmendjen në bregdetin e jugut, ku ka ngritur një grup pune për përmirësimin e furnizimit me energji elektrike në një kohë kur ngarkesa është në pikun e saj, për shkak të numrit të përqendrimit të madh të pushuesve në këtë zonë.

Sipas OSHEE-së, zonat problematike janë Dhërmiu, Jala, Himara dhe Rradhima sepse kanë numrin më të madh të pushuesve dhe ngarkesën më të madhe.

Grupet e OSHEE-së po monitorojnë ecurinë dhe ngarkesën në rrjet për të shmangur problemet me energjinë, që vijnë dhe për shkak se rrjeti është i amortizuar.

Këto grupe janë në Vlorë, Rradhimë, Dhërmi, Himarë, Burnec, Sarandë dhe Ksamil dhe do të qëndrojnë në jug të vendit deri me përfundimin e sezonit turistik veror.

Top Channel