Antonio Cassano rikthehet te Sampdoria

09/08/2015 00:00

Antonio Cassano ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me Sampdorian, skuadër me të cilën ka luajtur më parë në periudhën 2007-2010 (115 ndeshje dhe 41 gola).

Sipas mediave sportive italiane, 33-vjeçari do të fitojë 680 mijë euro në sezon, plus 120 mijë euro bonus nëse do të arrijë të realizojë 15 gola ose asist.

Cassano ka 7 muaj pa luajtur futboll pasi në janar të këtij viti zgjidhi kontratën e tij me Parmën, për shkak të vështirësive financiare të klubit emilian.

Top Channel