Rivaliteti mes Rihannes dhe Rita Orës

09/08/2015 00:00

Rivaliteti ndërmjet Rihannas dhe Rita Orës rikthehet sërish në skenë. Deri më parë këngëtarja nga Barbadosi ironizonte shpesh Rita Orën se i kishte vjedhur stilin e “lookut” si dhe të të bërit muzikë.

Ndërsa së fundmi, Rihanna është shprehur se bukuroshja kosovare Ora, tregon mungesë të vazhdueshme respekti ndaj saj. Kjo për arsyen se Rita sapo ka publikuar hitin më të fundit në bashkëpunim me ish të dashurin e Rihannes, Chris Brown.

Kënga “Body on me” fillimisht është publikuar në versionin audio, pasi videoklipi është duke u xhiruar ende dhe pritet të dalë në ditët në vijim. Sikurse vetë Rita dhe Chris e kanë pranuar, skenat e tij janë të nxehta por që në fund të fundit, sqarojnë ata, i përshtaten tekstit të këngës.

Sikurse shkruajnë mediat, bashkëpunimi i dy popstareve Ora dhe Brown, nuk ishte i paqëllimshëm. Para 3 muajsh Rihanna e përjashtoi Ritën nga festa e organizuar pas eventit “MetGala”, dhe sipas zërave, tani bukuroshja kosovare ka gjetur momentin për t’u hakmarrë ndaj saj duke realizuar një këngë me ish të dashurin e Ririt.
 
Siç e kanë lënë edhe vetë të kuptohet nëpërmjet intervistave, Rihanna dhe Chris Brown dashuria për njëri-tjetrin u ka ngelur peng, pasi në fakt ndarja nuk ishte edhe aq e lehtë. 27-vjeçarja ra pre e dhunës së Chrisit, për shkak të një doze xhelozie të sëmurë. Edhe pse Brown u gjykua nga drejtësia për këtë veprim, nëpër tekste këngësh ai i kërkon Rihannas të mos e gjykojë.

Miqtë thonë se ata vazhdojnë të kenë ndienja të fshehura për njëri-tjetrin, por askush nuk ka guximin t’i rikthehet marrëdhënies nga e para.

Pavarësisht këtyre, Rihanna tani është me pushime në ishujt e vendlindjes së saj, Barbados, në shoqërinë e të përfolurit si i dashuri i saj i ri, pikërisht piloti Formula 1, Lewis Hamilton.

Ndërsa Rita dhe Chris duket se po shfrytëzojnë lirinë e statusit “single”…

Top Channel