Tiranë, ndalohen 9 drejtues mjetesh për përdorim të pijeve alkoolike

09/08/2015 00:00

Komisariati i Qarkullimit Rrugor Tiranë ka ndaluar nëntë drejtues mjetesh për përdorim të pijeve alkoolike.

Ky aksion që u zhvillua në orët e para të së dielës, është pjesë e nismës së këtij Komisariati për parandalimin e aksidenteve.

Nëntë shtetasit e ndaluar tani do të përballen me akuza për “drejtim mjeti në gjendje të dehur”.

Top Channel