Skandal abuzimi me fëmijët në Pakistan

09/08/2015 00:00

Pakistani është përfshirë në një nga skandalet më të mëdha, atë të abuzimit të 300 fëmijëve. Policia ka zbuluar rreth 400 videoregjistrime , pamjet e të cilave tregojnë se si abuzohet me minorenët.

Videot kanë ngjallur tensione të madh në vend, ku mijëra protestues kanë mbuluar rrugët e vendit.

Qeveria e Pakistanit urdhëroi hapjen e një investigimi më të thelluar të këtyre regjistrimeve, pasi zyrtarët e konsideruan si një nga skandalet më të mëdha në shtetin e Azisë Jugore. 

“Ata që janë përfshirë në këtë rast do të ndëshkohen rëndë, dhe nuk do të jenë në gjendje që të shpëtojnë fatin e tyre. Familjet e prekura nga kjo fatkeqësi do të shpërblehen me drejtësi”, deklaroi për gazetën “Dawn” kryeministri, Shahbaz Sharif.

Deri më tani besohet se policia ka arrestuar shtatë persona, me akuzën qe ka  tronditur kombin prej 180 milionë banorësh. Shumica e viktimave ishin nën 14 vjeç, përfshirë edhe një djalë 6-vjeçar. 

E ndërsa ende nuk është zbardhur arsyeja e filmimit të këtyre pamjeve të rënda, por burime pranë policisë tregojnë se mijëra kopje të këtyre videove janë shitur në Hussain dhe në fshatrat rrethin Kasurit.

Gjithçka nisi pasi prindërit e viktimave u përleshën me policinë gjatë një proteste kundër dështimit të tyre për të ndjekur penalisht njerëzit që orkestruan skandalin.

Pakistani ka përjetuar një tragjedi të ngjashme në fund të viteve 1990, kur 100 fëmijë janë abuzuar seksualisht dhe vrarë në Lahore nga një vrasës serial.

Top Channel