Vdes legjenda e futbollit amerikan, Frank Gifford

09/08/2015 00:00

Ish-lojtari i futbollit amerikan dhe veterani i gazetarisë sportive, Frank Gifford ka vdekur në shtëpinë e tij në Konektik.

“Me dhimbje të madhe ju njoftojmë se bashkëshorti, babi dhe miku, Frank Gifford ka ndërruar jetë. Frank vdiq papritur të dielën, nga shkaqe natyrore në shtëpinë e tij në Konektikut”, thuhet në njoftimin e familjes.

84-vjeçari Gifford lindi në Santa Monika, ndërsa u bë një lojtar profesionist më 1952. Ai u aktivizua me skuadrën e Nju Jorkut për 12 vite, ndërsa një herë u shpall dhe lojtari më i mirë i kampionatit.

Ai gjithashtu udhëhoqi skuadrën e tij më 1956 drejt titullit kampion, para se të quhej “Suer Bowl”.

Pas karrierës si lojtar i futbollit amerikan, ai u bë komentator sportiv për “CBS” dhe më pas si prezantues te “Monday Night Football”.

Top Channel