Milot, aksidentohet një makinë me targa polake

09/08/2015 00:00

Drejtoria e Policisë së Lezhës ka raportuar se të dielën, rreth orës 15:30, në aksin rrugor Milot-Burrel, saktësisht në vendin e quajtur Shkopet, një makinë me targa polake ka dalë nga rruga, por që fatmirësisht nuk ka pasur pasoja në njerëz.

Veturën e markës “Fiat Punto” po e drejtonte shtetasja A.G. 37-vjeç, ndërsa bashkë me të në makinë ishte edhe bashkëshorti me dy fëmijët.

Deri tek aksidenti ka ardhur pasi, drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin, për çka është gjobitur nga Policia e Lezhës.

“Policia rrugore ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku së pari është interesuar për jetën e personave që udhëtonin në automjet, ku ka rezultuar se as drejtuesja e automjetit, as familjarët që udhëtonin në të nuk ishin të dëmtuar. Si pasojë e daljes nga rruga janë evidentuar vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel