Një sasi e konsiderueshme pyjesh dhe shkurresh në fshatin Çekrez të Tiranës janë përfshirë nga flakët.

Për disa orët zjarri ka shkatërruar një sipërfaqe të madhe me pyje, ndonëse forcat zjarrfikëse të ndihmuara nga banorët dhe ekipet e vullnetarëve të Emergjencave Civile ndërhyn për të bërë të mundur mbajtjen e flakëve nën kontroll.

Gjatë orëve të mesditës, zjarri ka qenë një rrezik serioz për fshatin, ndaje dhe banorët janë vënë në ndihmë të forcave zjarrfikëse me mjete rrethanore.

Për më shumë se tre orë zjarrfikësit dhe banorët kanë bërë të mundur që të mbajnë larg shtëpive flakët, duke i lokalizuar ato.

Top Channel