Anija dhe helikopteri spanjoll në territorin ujor të Gjibraltarit. Britania: E papranueshme

09/08/2015 00:00

Një anije dhe një helikopter spanjoll kanë hyrë në territorin ujor të Gjibraltarit, që i përket Mbretërisë së Bashkuar dhe kaq ka mjaftuar që Zyra e Jashtme të bëj një reagim të shpejtë në drejtim të autoriteteve spanjolle.

“Më 9 gusht mjetet spanjolle kanë hyrë në territorin ujor britanik të Gjibralatarit, pa njoftuar më parë autoritetet e Gjibraltarit. Kjo është një shkelje e qartë e të drejtës ndërkombëtare”, ka deklaruar ministri Hugo Swire.

Autoritet spanjolle janë arsyetuar se ishin në ndjekje të një varke të shpejtë që dyshohet se po kontrabandonin drogë, mirëpo kjo, sipas ministrit Sëire, nuk arsyeton veprimin e autoriteteve spanjolle.

“Ne e kuptojmë që ata ishin në ndjekje të një varke të dyshuar, megjithatë kjo është krejtësisht e papranueshme dhe e paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar të ujërave. Askush nuk guxon të hyjë pa na njoftuar”, ka këmbëngulur ai.

Edhe qeveria e Gjibraltarit ka reaguar, duke thënë se ishin “të habitur dhe të tmerruar” nga anija dhe helikopteri spanjoll.

Në momentin e parë që janë hetuar në ujërat britanike, Marina Mbretërore ka shkuar në drejtim të varkës duke e shoqëruar atë drejt ujërave spanjolle.

Top Channel