SHBA, të shtëna në protestën e Fergusonit që shënon përvjetorin e parë të vrasjes së Michael Brown

10/08/2015 00:00

Ka pasur të shtëna ndaj policisë në protestën që shënoi përvjetorin e parë të vrasjes së adoleshentit me ngjyrë Michael Broën në Ferguson të Misurit (SHBA).

Shefi i policisë së St. Luis tha se një person është përfshirë në një shkëmbim zjarri me efektivët e policisë. Nga ky shkëmbim zjarri, sipas BBC, ka mbetur i plagosur rëndë personi që qëlloi me armë ndaj dy makinave të policisë.

Vrasje e 18-vjeçarit të paarmatosur Michael Brown nga polici Darren Wilson një vit më parë shkaktoi protesta në të gjithë Amerikën.

Të dielën, qindra persona qëndruan të heshtur për 4 minuta e gjysmë në vendin ku u vra Michael Brown, aq sa ndenji edhe trupi i adoleshentit në rrugë para se të vinte ambulanca.

Top Channel