Milani përforcon mbrojtjen me 20-vjeçarin Romagnoli

10/08/2015 00:00

Milani dhe Roma kanë arritur marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit Alessio Romagnoli te kuqezinjtë. Marrëveshja u arrit në orët e vona të ditës së dielë, pas një dite të gjatë tratativash.

Klubi kuqezi do të paguajë 25 milionë euro për futbollistin 20-vjeçar.

Romagnoli do të kryejë vizitat mjekësore të hënën dhe më pas do të hedhë edhe firmën në kontratën me Milanin.

Debutimi i tij me Milanin mund të vijë në Trofeun Tim, ditën e mërkurë.

Top Channel