Berat, asgjësohen 367 rrënjë kanabis, arrestohen 5 persona
10/08/2015 00:00
Policia e Beratit ka njoftuar të hënën asgjësimin e 367 rrënjëve kanabis dhe arrestimin e 5 personave, mes të cilëve edhe kryeplaku i fshatit Allambres, Hajri Selamaj.
Bimët narkotike u gjetën në fshatin Allambres dhe Velçan të Beratit.
Ndërkohë, në Skrapar, në vendin e quajtur Rezervuari i qelqit, u gjetën 158 rrënjë kanabis. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Top Channel