JLO po planifikon një martesë sekrete

10/08/2015 00:00

Jennifer Lopez është duke planifikuar një dasmë sekrete me Casper Smart. Çifti përflitet se dëshiron të organizojë një dasmë të vogël dhe të thjeshtë dhe se Jennifer me Casper po presin me padurim të zgjerojnë familjen e tyre.

Jennifer dëshiron të martohet përsëri, duke shënuar kështu martesën e saj të katërt. Dasma mendohet të organizohet në shtëpinë aktores në Hamptons, duke theksuar se do të jetë më shumë një festë sesa një dasmë, thuajse e ngjashme me atë të Jennifer Aniston dhe Justin Theroux.

Deri tani nuk ka asnjë reagim nga zëdhënësi i këngëtares rreth këtyre thashethemeve.

Top Channel