KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve. Luzi: Të lira dhe me standarde

10/08/2015 00:00

Për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, certifikimi i zgjedhjeve lokale të 21 Qershorit ka qenë thjesht një formalitet. Me 7 vota pro, zgjedhjet lokale kanë marrë certifikimin nga të gjithë anëtarët e KQZ-së. Ndërsa kryetarja e KQZ-së, Lefterie Luzi dha këtë vlerësim:

“KQZ, në bashkëpunim të të gjithë aktorëve të përfshirë në procesin zgjedhor, të organizonin zgjedhje të lira, me standarde dhe të gjithëpranuara nga palët. KQZ, duke qenë i ndërgjegjshëm për sfidat që një proces zgjedhor bart në vazhdimësi, do të vlerësojë dhe rivlerësojë me shumë seriozitet çdo moment të punës së institucionit, bazuar kjo edhe në raportin e OSBE-ODIHR-it”, tha Lefterie Luzi.

KQZ vendosi se, 46 parti politike që garuan në këto zgjedhje duhet të kthejnë fondet e përfituara, kurse 15 parti të tjera do të përfitojnë fonde shtesë. Në KQZ u hodh edhe shorti për 22 ekspertët kontabël, të cilët do të auditojnë fondet e shpenzuara nga subjektet politike.

KQZ shpërndan fondet
LSI merr pjesën më të madhe sipas rezultateve

Në bazë të formulës përllogaritëse, KQZ miratoi edhe shpërndarjen e fondeve shtesë në bazë të rezultatit të zgjedhjeve, ku përfituesja më e madhe është LSI-ja, me 6,810,293 lekë; pasuar nga Fryma e Re Demokratike, me 1,270,697 lekë; ndërsa PS ka përfituar 65,151 lekë.

Top Channel