Elbasan, sekuestrohen 50 kg marijuanë. Në pranga 4 persona

10/08/2015 00:00

Policia e Elbasanit, në kuadër të operacioni “Xhyra 2”, ka arrestuar në flagrancë 4 persona të cilët kishin në makinë 50 kg marijuanë.

Në pranga janë vënë 24-vjeçari Ergest Çuni, 29-vjeçari Klodian Çuka, 33-vjeçari Adriatik Qoshku dhe 38-vjeçari Shkëlqim Çepi.

Arrestimi i tyre u bë pasi në vendin e quajtur rruga e    fshatit  Babjes (Librazhd), këtyre shtetasve, gjatë kontrollit në makinën tip Mitsubishi me të cilën po udhëtonin, u janë gjetur dhe sekuestruar 50 kg lëndë  narkotike marijuanë, një pistoletë, 1000 euro dhe  20 000 lekë, të cilat kanë shërbyer për blerjen e lëndës narkotike.

Sasia e lëndës narkotike ishte blerë nga shtetasit Adriatik Qoshku dhe Ergest Çuni në fshatin Xhyrë të Librazhdit tek shtetasit Shkëlqim Çepi dhe Klodian Çoku, të cilët, pasi e kishin kultivuar dhe përgatitur, ua kishin shitur   shtetasve të sipërpërmendur me qëllim tregtimin e saj në Tiranë.

Gjithashtu, gjatë operacionit, efektivat e policisë, në  vendin e quajtur “Shpella e Pisjasit”, në malin e fshatit Xhyrë,  kanë asgjësuar me anë të djegies 2 parcela me  222  bimë  narkotike.

Top Channel