Arsenal këmbëngul, ofron 60 milionë euro për Benzema

10/08/2015 00:00

Arsenal është i vendosur të bëjë gjithçka për të sjellë në Emirates Stadium sulmuesin Karim Benzema.

Sipas asaj që publikohet nga “Daily Mail”, klubi londinez ka dhënë miratimin e tij për trajnerin Venger që të shpenzojë 60 milionë euro për Benzema, e që nëse realizohet do të ishte blerja më e shtrenjtë në historinë e këtij klubi.

Në të njëjtën kohë, gjithnjë sipas “Daily Mail”, Arsenal po përgatit për sulmuesin e përfaqësueses franceze edhe një kontratë të re, që e bën atë futbollistin më të paguar në skuadër me një shifër mbi 11 milionë euro në sezon.

Megjithatë, problemet në këtë çështje nuk mungojnë, pasi kjo tratativë është shumë e komplikuar. Verën e kaluar, Benzema rinovoi kontratën me Realin e Madridit deri në vitin 2019 dhe duket se nuk ka shfaqur asnjë dëshirë për t’u larguar nga kryeqyteti spanjoll. Sulmuesi është i bindur se do ta ketë vendin e tij si titullar të skuadra merenges, vend që do t’i shërbente atij për të qenë në formën më të mirë për Euro 2016, që do të zhvillohet në vendin e tij.

Top Channel