Kur reçipetat të shpëtojnë jetën

10/08/2015 00:00

Një grua gjermane duhet t’u jetë mirënjohëse reçipetave të saj për faktin që është ende gjallë. 42-vjeçarja, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, ishte duke bërë xhiro me biçikletë në Mecklenberg, pranë Berlinit, kur një plumb nga një armë gjahu e qëlloi në gjoks, por teli i reçipetës e devijoi atë duke i shpëtuar jetën.

Gruaja ishte së bashku me bashkëshortin e saj, kur hynë në rrezen e disa gjahtarëve dhe rrezikuan jetën.

“Ndjeva një dhimbje të fortë në gjoks. Pashë poshtë dhe teli i reçipetës ishte shtrembëruar”, tha 42-vjeçarja.

Policia mendon se gruaja u qëllua nga një plumb rikoshet dhe reçipetat i shpëtuan jetën ose të paktën e shpëtuan nga një plagosje e rëndë.

Top Channel