Formula 1, gara e Australisë kushton… 50 milionë dollarë në vit

10/08/2015 00:00

Çmimi i Madh i Australisë do të jetë në kalendarin e Botërorit të Formula 1 deri në vitin 2020.

Vitin e kaluar u nënshkrua kontrata e re mes organizatorëve të kësaj gare dhe Berni Ekleston me një kosto prej 50 milionë dollarë në vit, shifër e konsideruar shumë e lartë prej shumë zyrtarëve.

Megjithatë, shefi i ri i Komitetit Organizativ të garës së Australisë, Xhon Harnden, deklaroi se ky fond është një investim i mire, duke parë edhe rritjen e numrit të tifozëve në tribunë në vitin 2014.

“Po të shohim edhe ngjarjet e tjera të mëdha sportive, mund të them se edhe ato kushtojnë shumë. Mjaft të shikosh infrastrukturën e ndërtuar për to. Megjithatë, për shtetin e Viktorias kostoja e garës së Formula 1 do të jetë sa më e ulët. Vitet e kaluara kemi shënuar rritje të të ardhurave dhe unë mendoj se duhet të këmbëngulim sa më shumë në këtë aspekt”, ka deklaruar Harnden.

Top Channel