Fushë-Bulqizë, banorët protestojnë kundër prerjes së pyjeve

10/08/2015 00:00

Dhjetëra banorë të Fushë-Bulqizës kanë protestuar në mbrojtje të pyjeve. Shkak i kësaj proteste është ndërhyrja e një firme për shfrytëzimin e pyjeve të zonës.

Kështu, kryepleqtë e fshatrave të Fushë-Bulqizës, të ndjekur nga banorët, janë mbledhur para Bashkisë së Bulqizës, ku protestuan për ndërhyrjen e një firme në shfrytëzimin e pyjeve të zonës, pasi sipas tyre, kjo i dëmton rëndë pyjet.

Banorët shprehen se një ndërhyrje e tillë e firmës për shfrytëzimin e pyjeve, jo vetëm që do të shkatërrojë kurorën e fshatrave të tyre, por do ketë ndikime të rënda, pasi do t’i lërë ata pa ujë të pijshëm dhe vaditës për tokat.

“Jeta jonë është e lidhur pazgjidhshmërisht me këto pyje”, thotë një banor që ka dalë në protestë. të tjerë banorë shprehen të vendosur për mbrojtjen e pyjeve, pasi në rast se pyjet priten, thonë ata, “ne më mirë të zhvendosemi nga fshatrat tona”.

“Kjo është e padrejtë. Në rast se kjo do të ndodhë, ne jemi të vendosur ta zgjidhim vetë problemin me mosbindje civile”, thotë një banor tjetër.

Top Channel