Kosovë, aksident rrugor në Podujevë. Një i vdekur dhe 7 të plagosur

10/08/2015 00:00

Një 25-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, që ka ndodhur të hënën në mesditë në fshatin Orllan, të komunës së Podujevës.

Qamil Behrami, nga Policia e Kosovës, ka thënë se gjatë aksidentit, ku u përfshinë dy automjete, janë lënduar edhe 7 persona të tjerë.

Ai tha gjithashtu se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës, ndërsa në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe një prokuror për hetimin e aksidentit.

Rrethanat e aksidentit ende nuk dihen, kurse njëri nga automjetet – sipas policisë, – ishte me targa të huaja.

Top Channel