Mourinho përplaset me mjeken e Chelsea-t: Naive!

10/08/2015 00:00

Jose Mourinho nuk është prej atyre që u mungon vëmendja e mediave kur vjen puna tek deklaratat apo veprimet e bëra brenda dhe jashtë fushe

Këtë herë, trajneri portugez është vendosur në qendër të vëmendjes pas mllefit të shprehur ndaj mjeke së skuadrës së Chelsea-t, Eva Carniero, në javën e parë të Premier Ligës, ku Blutë barazuan 2-2 me Swansea-n.

Në një moment të lojës, Carniero dhe stafi i saj u thërritën në fushë për shkak të një dëmtimi të Eden Hazard. Në atë kohë skuadra e Chelsea-t ishte me 10 lojtarë në fushë dhe mbajtja e Hazard jashtë ishte një luks i tepërt.

Por stafi mjekësor po vononte në nxjerrjen e diagnozës dhe marrjen e vendimit nëse Hazard mund të luante ose jo më tej. Kjo la Chelsea-n për pak kohë me 9 lojtarë përballë miqve të Swansea-s. Mou u tërbua nga kjo dhe mllefin e shkarkoi të gjithë në drejtim të Eva Carneiro-s.

Ai e akuzoi atë si naive dhe e gjithë skena u kap nga kamerat e pranishme në “Stamford Bridge”. Në përfundim, i pyetur nga gazetarët për këtë incident, Mou do të deklaronte se nëse është mjek apo sekretar a sekretare, një person që ndodhet në stolin e ekipit duhet të kuptojë nga futbolli.

Ashpërsia e tij ndaj Carneiro-s pasuan një reaksion kritikash ndaj teknikut portugez dhe një mbështetje për mjeken bukuroshe. Kjo e fundit ka falenderuar të gjithë publikun për mbështetjen e dhënë.

Eva Carneiro është mjeke e Chelsea-t që prej vitit 2009, kur ishte me të rinjtë. Vilas Boas e mori në skuadrën e parë verën e 2011-ës dhe këtë pozicion e mbajti edhe me Di Mateo-n, Rafael Benitez dhe Jose Mourinho-n.

Top Channel