Shkodër, plagoset rëndë 56-vjeçari gjatë një zënke. Agresori, ende i paidentifikuar

10/08/2015 00:00

Një grindje mes dy personave ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, rreth orës 16:55, në lagjen “Naim Gjylbegu” të qytetit të Shkodrës, për pasojë të të cilës ka mbetur i plagosur shtetasi Z. Xh., 56 vjeç, banor i qytetit veriperëndimor.

Sipas komunikatës së Policisë së Shkodrës, i dëmtuari ka qenë në oborrin e pallatit të tij, kur është goditur me sende të forta nga një person i paidentifikuar, e për shkak të plagëve të marra ka përfunduar në Spitalin Rajonal të qytetit, në gjendje të rëndë për jetën.

Policia bën të ditur se ka nisur hetimet për rrethanat e ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit të kësaj grindjeje.

Top Channel