Fotot e papublikuara të martesës së Princit Charles dhe Princeshës Diana

11/08/2015 00:00

Disa fotografi të papublikuara më parë të martesës së Princit Charles dhe Princeshës Diana, janë publikuar në orët e vonë të së hënës nga mediat britanike.

Në të vërtetë, fotot tregojnë momente pas ceremonisë në kishë, kur Charles dhe Diana sapo ishin bërë edhe zyrtarisht burrë e grua.

Fotot janë të çastit, jo formale, që tregojnë Princeshën, Princin, Mbretëreshën dhe anëtarët tjerë të Familjes Mbretërore dhe miqtë e ftuar në Pallatin e Birminghamit.

Fotografitë janë shkrepur nga fotografi i familjes, i cili ka pasur të drejtën ekskluzive për të bërë foto të tilla. 

Disa prej këtyre fotove të vitit 1981 do të shiten në një ankand më 24 shtator.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel