Arrestohet oficeri i policisë së Korçës, mori peng për borxhin e vëllait

11/08/2015 00:00

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat arrestoi shtetasin Klement Karafili, oficer i policisë së Korçës, i cili akuzohet se në bashkëpunim me të vëllain e tij kanë marrë peng një person.

Klement Karafili, oficer i patrullës së përgjithshme në Policinë e Korçës dhe vëllai i tij, Eglantin Karafili akuzohen nga shtetasi me inicialet J.Q. se e kanë marrë me forcë, e kanë dhunuar dhe kërcënuar me jetë.

Shkak për këtë ngjarje besohet se është një borxh i vjetër që shtetasi me inicialet J.Q. i ka vëllait të efektivit të policisë, Eglantin Karafilit.

Policia tha se po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërkohë që Klement dhe Eglantin Karafili akuzohen për “heqje të paligjshme të lirisë”.

Top Channel