Vlorë, kapen me doza kokaine dy persona

11/08/2015 00:00

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona, të cilët u kapën në flagrancë teksa posedonin një sasi të vogël lënde narkotike të llojit kokainë.

Sipas një njoftimi për shtyp të Drejtorisë lokale të Policisë, personat e arrestuar janë shtetasit Taulant Haskaj dhe Xhulio Dane, të moshave 43 dhe 21 vjeç dhe banues në qytetin bregdetar.

Arrestimi i tyre është kryer në lagjen “28-Nëntori”, pasi gjatë ushtrimit të një kontrolli në automjetin tip “AUDI” version “A4”, agjentët kanë gjetur 3 doza me kokainë, që në tërësi përbënin 2.5 gramë.

Ndërkohë, policia po punon për kapjen e pronarit të automjetit me të cilin udhëtonin Haskaj dhe Dane, i identifikuar si shtetasi Mariglen Hamzo.

Top Channel