Lezhë, pranga përgjegjësit të OSHEE dhe elektriçistit; në kërkim drejtori

11/08/2015 00:00

Agjentë të policisë së Lezhës kanë arrestuar në orët e fundit dy funksionarë të OSHEE-së, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Përmes një njoftimi për shtyp bëhet e ditur se, në pranga kanë rënë shtetasit Ladimir Shtjefni, me detyrë përgjegjës i OSHEE-së dhe Pal Bakaj, me detyrë elektriçist.

Sipas burimeve, arrestimi i tyre ka ardhur pasi është verifikuar se kanë mundësuar rivendosjen e një lidhjeje energjie ilegale, në favor të një subjekti privat.

Burimet bëjnë të ditur se, për të njëjtin veprim është shpallur në kërkim edhe drejtori i filialit të OSHEE-së në Lezhë, me inicialet Gj.M, i cili ka urdhëruar dy vartësit e tij që të rivendosnin lidhjen energjitike.

Materialet hetimore i kanë kaluar tashmë prokurorisë së rrethit, e cila ka ngritur akzuat e “shpërdorimit të detyrës” dhe “lidhjes së paligjshme të energjisë”.

Top Channel