Klopp, i vendosur të qëndrojë një vit pushim

11/08/2015 00:00

Jurgen Klopp është i vendosur të qëndrojë një vit pushim. Ai që e konfirmon këtë lajm është vetë agjenti i teknikut gjerman, emri i të cilit është përmendur në Francë si një prej kandidatëve për të pasuar Bielsën në stolin e Marsejës, së bashku me Mazzarrin, Montelën dhe Zinedin Zidane.

“Klopp mori vendimin e duhur kur refuzoi Marsejën”, tha agjenti i trajnerit, Mark Kosicke, për të përditshmen gjermane “Bild”. Sipas tij, skuadra franceze ishte e interesuar për të, por për Klop nuk ka ardhur ende koha për t’iu rikthyer profesionit të trajnerit.

Jurgen Klop ishte trajneri i Borusias së Dortmundit për 7 sezone. Nën drejtimin e tij, verdhezinjtë fituan 2 tituj kampionë dhe një Kupë të Gjermanisë. Në sezonin 2012-2013 Borusia arriti deri në finalen e Ligës së Kampioneve, ku u mund nga Bajerni i Mynihut.

Top Channel