Aksioni kundër informalitetit, radhë të gjata në QKR

11/08/2015 00:00

Pas paralajmërimit të kryeministrit se në shtator qeveria do të nisë një aksion të gjerë kombëtar kundër informalitetit, sportelet e Qëndrës Kombëtare të Regjistrimit janë mësyrë nga radhë të gjata.

Burime zyrtare nga QKR bëjnë të ditur se shkaku kryesor i radhëve janë flukset për regjistrimet e reja.

Sipas tyre, nga fillimi i muajit aplikimet për hapjen e bizneseve të reja janë rritur me katër herë, duke krijuar radhë të gjata nëpër sportelet e të gjithë vendit.

Aksioni anti-evazion i qeverisë ka filluar të japë efekte ende pa filluar, të paktën në një drejtim. Atë të legalizimit të bizneseve, të cilat deri dje mund të kenë qënë në të zezë.

Por a janë këta evazorët që gërryejnë të ardhurat e buxhetit, apo janë thjesht tregtarët e vegjël ambulantë, të cilët përpiqen të sigurojnë mbijetesën?

Kjo me gjasa do të shihet në fund të vitit, kur qeverisë do t’i duhet të bëjë bilancin fiskal, përpara misionit të radhës nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Top Channel