PD: Në kulmin e sezonit turistik mungojnë dritat dhe uji

11/08/2015 00:00

Partia Demokratike vuri në dukje se “në kulmin e sezonit turistik, shqiptarët po përballen me problemin e mungesës së ujit dhe të dritave”.

Jamarbër Malltezi u shpreh kështu në një deklaratë për mediat ditën e martë: “Në kulmin e sezonit turistik, shqiptarët po përballen me probleme që tashmë i kishin harruar. Në Durrës mungon uji, ndërsa në jug dritat. Në kulmin e këtyre mungesave, qeveria na prezanton ligjin e ri për turizmin që dhunon pronën private dhe ligjin e prokurimeve publike”.

“Qeverisja Rama-Meta po na çon shumë mbrapa në kohë. Për PD-në kjo është e papranueshme për turizmin shqiptar”, shtoi Malltezi.

Top Channel