Kim Kardashian poston foto nudo për të treguar që është vërtetë shtatzënë

11/08/2015 00:00

Kim Kardashian ka postuar në rrjetet sociale një foto të sajën krejtësisht nudo. 34-vjeçarja, e cila është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, e ndau këtë “selfie” me ndjekësit e saj të Instagramit duke e shoqëruar me “hashtag”-ët #NoFilter #NoPhotoShop #GoodLighting.

Këtë foto ajo e postoi për të hedhur poshtë zërat që thonin se në fakt ajo nuk po priste fëmijë.

“Në fillim thonë që jam shumë e dobët. Tani thonë që jam shumë e shëndoshë. Ka disa ditë që unë fotografohem para se të ha dhe dukem më e dobët, ndërsa ditë të tjera fotografohem pasi kam ngrënë dhe dukem më e shëndoshë. Është e gjitha pjesë e procesit. Nëse do të përdorja një nënë surrogat, do e thoja. Unë e dua trupin tim siç është. Do të shëndoshem edhe më shumë dhe kjo është gjithashtu një gjë e bukur. Jam e bekuar që jam shtatzënë. Komentet tuaja nuk më prekin fare?! #‎NoFilter? ?#‎NoPhotoShop? ?#‎GoodLighting”, shkroi Kim Kardashian.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel