Veliaj: Do lirojmë Kalanë e Petrelës

11/08/2015 00:00

Lirimi i hapësirave të monumenteve historike dhe kthimi i tyre në shërbim të qytetarëve dhe turistëve është sfida e radhës e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Nga Petrela, Veliaj deklaroi se tashmë ka ardhur koha për t’i thënë fund privatizimit të aseteve publike.

“Në Petrelë do të fillojmë me lirimin e territorit të Kalasë. Nuk mund të kemi privatizim dhe kafeneizim të aseteve publike dhe monumenteve të kulturës. Kalaja e Petrelës është monument kulture dhe nuk mund të vazhdojë të jetë përjetësisht kafja e ish-kryetarit të komunës. Nëse nuk lirojmë dot Kalanë e Petrelës, është e kotë të përpiqemi të lirojmë trotuaret e Tiranës. Petrela dhe zonat përreth saj kane një potencial fantastik për turizmin”, tha Veliaj.

Në Petrelë, kryebashkiaku Veliaj prezantoi administratorin e kësaj njësie vendore, Sokol Kupi, ku një ndër porositë kryesore ishte bërja e një inventari për të gjithë nevojat që kjo zonë ka për investime dhe më pas do të pyetet komuniteti për nevojat prioritare.

Top Channel