Kinë, gjarpëri me dy kokë që nuk ha dhe nuk pi

11/08/2015 00:00

Një gjarpër me dy kokë ka “mbirë” në një fermë në Kinë. Zvarraniku ka 10 ditë që ka dalë në dritë në Yulin dhe fermeri e ka çuar këtë gjarpër në kopshtin zoologjik më të afërt.

Secila nga kokat ka një tru të vetin dhe shpesh marrin drejtime të ndryshme.

Li Keqi, nga kopshti zoologjik Nunning, thotë: “Nuk e dimë sa do të qëndrojë gjallë, pasi ka dy ditë te ne dhe nuk ka ngrënë, as ka pirë”.

Në të kaluarën, është raportuar për gjarpërinj me dy kokë, ku secila nga kokat është munduar të hajë tjetrën.

Top Channel