Tiranë, aksident me pasojë vdekjen te “Rruga e Elbasanit”

12/08/2015 00:00

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e së mërkurës në Tiranë.

Një kamion ka përplasur për vdekje një këmbësor në “Rrugën e Elbasanit”.

Aksidenti ka ndodhur pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe mësohet se viktima është një grua rreth moshës 40 vjeç.

Policia ka arrestuar drejtuesin e kamionit.

Top Channel