Kukës e Tropojë, ndalohen dy persona të shpallur në kërkim

12/08/2015 00:00

Në Kukës dhe Tropojë, policia ka ndaluar të martën dy persona të shpallur në kërkim për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Sipas burimeve zyrtare të policisë rajonale, në Kukës u ndalua shtetasi Servet Hallaçi. 36-vjeçari me banim në qytetin e Kukësit ishte shpallur në kërkim për ushtrim të dhunës në familje.

Ndërsa në qytetin Bajram Curri u ndalua 24-vjeçari Armond Dervishaj, banues në fshatin Kasaj të Tropojës. “Ndalimi i tij u bë, pasi prokuroria ka nxjerrë urdhrin e ndalimit për veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së pa autorizuar të lëndëve narkotike dhe psikotrope”, saktësuan burimet e policisë.

Top Channel