Beckham u përgjigjet të gjithë kritikëve

12/08/2015 00:00

David Beckham ka dhënë një përgjigje për të gjithë kritikuesit që mendojnë se janë prindër më të mirë se ai dhe Victoria Beckham.

Ish-futbollisti anglez ka përdorur llogarinë e tij të Instagramit ditën e hënë, për t’iu drejtuar të gjithë atyre personave që i kritikuan ata, duke thënë se nuk duhet të lejojnë që vajza e tyre Harper të vazhdojë akoma të mbajë biberon.

“Pse njerëzit mendojnë se kanë të drejtë t’i bëjnë kritika një prindi rreth mënyrës se si kujdesen për fëmijët e tyre pa pasur fakte? Të gjithë që kanë fëmijë e dinë se kur ata nuk ndihen mirë apo kanë temperaturë të lartë, ti përpiqesh të bësh atë që fëmijëve u duket më e mirë dhe, në këtë rast, është një biberon. Ndaj, ata që kritikojnë të mendohen dy herë para se të flasin për fëmijët e të tjerëve, pasi në fakt ju nuk keni asnjë të drejtë të më kritikoni mua si prind”, shkroi Beckham.

Sipas mediave britanike, Harper duhet të ndalojë së përdoruri biberon në moshën 4-vjeçare pasi kjo gjë mund të sjellë probleme në të folur ose probleme dentare.

Top Channel