Ballsh, punonjësit e rafinerisë së naftës protestojnë për pagat

12/08/2015 00:00

Rreth 400 punonjës të Kombinatit të Përpunimit të Thellë të naftës në Ballsh protestuan paraditen e sotme përpara administratës së ndërmarjes.

Shkaku i është mungesa e dy pagave mujore të muajve qershor e korrik si dhe kryerja e kontratave selektive të punës midis drejtuesve të kësaj kompanie.

Sipas kryetarit të sindikatës kombëtare të përpunuesve të naftës greva do të vijojë pa afat deri në plotësim të kushteve të grevistëve.

Kjo nuk është hera e parë që punonjësit e KPTHN-së në Ballsh kryejnë protesta të tilla. Ndryshimi i pronarëve të KPTHN-së Ballsh ka sjellë të tilla probleme, të cilat kanë gjetur zgjidhje vetëm me anë të protestave.

Top Channel