Helikopteri ushtarak amerikan rrëzohet në brigjet japoneze

12/08/2015 00:00

Një helikopter ushtarak amerikan është rrëzuar në brigjet e Okinavës, në Japoni. Sipas agjencisë së lajmeve Kyodo, 17 pjesëtarë ekuipazhi janë shpëtuar, ndërsa 7 prej tyre janë plagosur.

Ministri i Mbrojtjes japonez tha se helikopteri u rrëzua pranë Kampit Schwab, një bazë amerikane ushtarake në lindje të ishullit të Okinavës.

Helikopteri u rrëzua kur po mundohej të bënte një ulje në një anije në det. Nuk dihet ende shkaku i rrëzimit të tij.

Mediat japoneze thonë se bëhet fjalë për një helikopter UH-60 Black Hawk, që është përdorur nga amerikanët në Irak dhe Afganistan.

Top Channel