FMN miraton programin 22-mujor “Stand By” në Kosovë

12/08/2015 00:00

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka miratuar programin “Stand by” për Kosovën, bën të ditur Qeveria e Kosovës gjatë kësaj të mërkure. Ky program do të zgjasë 22 muaj dhe, përmes tij, synohet të mbështeten politikat e qeverisë për reforma fiskale, financiare e strukturore.

“Këto reforma janë pjesë e programit të Qeverisë. Implementimi i drejtpërdrejtë i tyre do të ndikojë në forcimin e pozitës fiskale të vendit dhe njëherazi do të krijojë parakushte për një rritje më të shpejtë dhe më të qëndrueshme të ekonomisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Pritet që vizita e radhës e misionit të FMN-së për Rishikimin e parë të Marrëveshjes, të jetë gjatë muajit shtator, ndërsa duke filluar nga ky muaj, nën koordinimin e Ministrisë së Financave do të mbahen takime të rregullta të të gjitha institucioneve përgjegjëse, për të monitoruar nga afër implementimin e programit.

Top Channel