Skënderbeu dhe Laçi përballen për Superkupën e Shqipërisë

12/08/2015 00:00

Sonte në mbrëmje do të luhet Superkupa e Shqipërisë, trofe ky që do të diskutohet mes kampionëve të Skënderbeut dhe Laçit, fituesi i Kupës së Shqipërisë. Skuadra korçare e ka fituar dy herë këtë trofe dhe të parin e mori para dy vitesh, kur mundi me 11-metërsha pikërisht skuadrën e Laçit.

Duke qenë se pas një jave Skënderbeu do të luajë ne Play Off ndaj Dinamos së Zagrebit dhe duke patur frikën e një dëmtimi, mësohet se trajneri Mirel Josa do të hedhë në fushë një formacion me lojtarë që nuk janë aktivizuar shumë gjatë ndeshjeve në Champions.

Ndërkohë, në kampin kurbinas pritet që sonte të debutojnë dy blerjet e reja të kësaj skuadre, Olsi Gocaj dhe Andi Iseni.

Përballja mes Skënderbeut dhe Laçit do të gjykohet nga Andi Koçi.

Top Channel