Mustafa, në “DokuFest”: Një vlerë e madhe kulturore për Kosovën

12/08/2015 00:00

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka vizituar gjatë së martës Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe atij të Shkurtër “DokuFest”, që zhvillohet tradicionalisht në Prizren.

Kryeministri Mustafa është takuar me drejtuesit e këtij festivali, drejtorin ekzekutiv Eroll Bilibani dhe drejtorin artistik Veton Nurkollari, si dhe pjesën tjetër të stafit të “DokuFest”-it.

Në një deklaratë për gazetarët e pranishëm, kryeministri Mustafa ka vlerësuar rëndësinë e madhe që ka për kulturën, për Prizrenin dhe për tërë Kosovën, ky festival.

“Unë erdha të vizitoj një ngjarje shumë të rëndësishme kulturore, e cila ka zënë fill dhe po zhvillohet në mënyrë të mrekullueshme falë dy faktorëve. Së pari Prizrenit, si një qytet dhe një vend, i cili është shumë sfidues jo vetëm për kosovarët, por edhe për europianët dhe qytetarët e tjerë; si dhe një ekipi të mrekullueshëm njerëzish, të cilët po punojnë këtu, duke dhënë kontributin dhe energjinë e tyre, e që kanë treguar një kreativitet të hatashëm. Ata po i japin një emër të mirë jo vetëm Prizrenit, por edhe Kosovës, në një ngjarje të rëndësishme kulturore”, tha kryeministri Mustafa.

Top Channel