ISIS, ekzekutohet pengu i radhës. Një kroat i kapur në Egjipt

12/08/2015 00:00

Dega e Shtetit Islamik në Egjipt, Provinca e Sinait, që shtrihet në gadishullin e Sinait, ka bërë të ditur se ka ekzekutuar pengun kroat, Tomislav Salopek, 31 vjeç, duke publikuar një foto, në të cilët pretendohet të shfaqet trupi i tij pa kokë, në llogarinë e grupit xhihadist në Twitter.

Një ish-punonjës i një kompanie franceze, Salopek ishte marrë peng më 22 korrik në rrugë, teksa gjendej në jugperëndim të Kajros. Ditën e premte të javës së kaluar, grupi kërcënoi se do ta vriste pengun brenda 48 orëve, nëse qeveria egjiptiane nuk do të lironte gratë myslimane të burgosura në Egjipt.

Top Channel