Shkodër, makina përplas biçikletën; rëndë 56-vjeçari

12/08/2015 00:00

Një tjetër aksident rrugor është verifikuar këtë të mërkurë, këtë herë në Shkodër, ku një 56-vjeçar është plagosur rëndë.

Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur Parrucë, në lagjen “Qemal Stafa” të qytetit verior, kur një automjet përplasi motorin në të cilin udhëtonte 56-vjeçari, i cili në atë moment po transportonte produkte bujqësore.

Sipas burimeve të policisë lokale, i lënduari u dërgua në spitlain e qytetit, ku dhe ndodhet në gjendje kritike.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit që shkaktoi incidentin, 23-vjeçari me inicialet V.G, u shoqërua në komisariat për sqarimin e ngjarjes.

Automjeti i drejtuar prej tij, saktësojnë burimet, është një “Alfa Romeo”, me targë “DH 396 PB”.

Top Channel