Adoleshentja me pushime gjen ar në liqenin gjerman

12/08/2015 00:00

Një vajzë 16-vjeçare me pushime në një lokalitet të Gjermanisë ka gjetur teksa notonte në liqen një kallëp ari me peshë 500 gramë dhe me vlerë 16 mijë euro.

Sipas policisë gjermane, adoleshentja e gjeti metalin e çmuar në një thellësi rreth 2 metra, në liqenin Koengse, në rajonin e Bavarisë.

Ajo ia dorëzoi atë policisë, e cila ka nisur hetimet për të verifikuar nga vinte ari dhe kush ishte pronari i tij. Pas vajzës ka qenë radha e polumbarëve të policisë që janë zhytur për të bërë kontrolle, por që nuk kanë gjetur gjë.

Zbulimi ka ringjallur zërat për arin e regjimit nazist që dyshohet se ka humbur në liqenin në afërsi të kufirit Gjermani-Austri. Por mediat gjermane shkruajnë se ari i gjetur këtë herë nuk përkon me epokën naziste.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel