Himarë, gjendet një trup i pajetë. Policia: Ja disa të dhëna për ta identifikuar

12/08/2015 00:00

Policia e Vlorës ka njoftuar pasditen e kësaj të mërkure, se në Jalë të Himarës ka gjetur një kufomë në det të hapur.

Trupi i pajetë është gjetur në vendin e quajtur Gjipe, rreth 1 milje larg bregut. Kufoma nuk është identifikuar ende dhe policia ka publikuar të dhënat e saj, në përpjekje për ta identifikuar.

Trupi është i seksit mashkull, fizik normal, i gjatë 175 cm, flokë të thinjura dhe pak të rëna në pjesën e përparme të kokës, i moshës 50-60 vjeç dhe i veshur me pantallona blu të shkurtra e me vija anash.

Autoritetet policore njoftojnë se, trupi i pajetë ndodhet në morgun e Vlorës prej nga pritet të dalin rezultatet e autopsisë, që do të hedhin dritë mbi shkaqet e vdekjes.

Top Channel