Vdes në Gjermani azilantja. 23-vjeçarja gjendet e vrarë në kamp

13/08/2015 00:00

Një azilante 23-vjeçare nga Eritrea ka gjetur vdekjen në një strehë refugjatësh, në Viesbaden të Gjermanisë.

Sikurse raportojnë mediat gjermane, pas vdekjes së të resë nuk ekziston skenari i ksenofobisë dhe nuk ka prova që e vërtetojnë vrasjen e saj qëllimisht nga ndonjë vendas.

Vajza jetonte në një konvikt që ishte kthyer në strehë për azilantët. Edhe pse policia gjermane ende nuk ka detaje për shkakun e vdekjes së saj, Prokuroria ka ngritur një komision të posaçëm për të hetuar vdekjen në rrethana të mistershme të vajzës 23-vjeçare.

Në konviktin 3-katësh strehohen gjithashtu edhe 260 azilantë të kombësive të ndryshme.

Top Channel