Turqi, avionët amerikanë fillojnë sulmet ndaj ISIS

13/08/2015 00:00

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmorën sulmin e parë kundër bazave të Shtetit Islamik nga Turqia, duke ngritur avionët ushtarakë nga baza ajrore e “Incirlik”.

Sipas Ushtrisë Amerikane, avionët do bombardojnë disa baza të ekstremistëve, por do të ketë edhe disa patrullime.

Ankaraja zyrtare kishte vendosur të lejojë Shtetet e Bashkuara të kryejnë sulme ajrore kundër ISIS nga baza ajrore “Incirlik” në fund të muajit korrik.

Ndërkohë, disa zyrtarë të sigurisë kanë bërë të ditur se në këtë sulm të SHBA-ve nuk ka pasur avionë ushtarakë turq.

Top Channel